Nga data 9 deri më 16 shtator në Heraklion të Greqisë do të mbahen Lojërat Mesdhetare të Plazhit, eveniment në të cilin do të garojnë rreth 1500 sportistë nga 26 shtete të Mesdheut.
Në këtë eveniment do të konkurojë edhe Shqipëria, e cila do të përfaqësohet me 4 sportistë në tri disiplina, në not me lopata, në mundje në rërë dhe në maratonën e notit.
Ami Fetishaj është notarja e cila merr pjesë në garën 50 Bi-Fin, ndërsa Keis Fetishaj është notari që merr pjesë në garat 50 Bi-Fin dhe 100 Bi-Fin.
Ekipi i Federatës së Zhytjes është nisur drejt Heraklionit për të marrë pjesë në garat e notit të lojërave mesdhetare të plazhit. Notarët shoqërohen edhe nga presidenti i Federatës së Zhytjes, Igli Pustina.
Këtë edicion në Lojërat Mesdhetare të Plazhit Heraklion 2023 do të konkurohet në 13 disiplina të ndryshme sportive, për një numër total prej 55 eventesh.